Këshilla & Arsye

December 17, 2018 | 12:48

Nga Lira Gjika / Prindër kujdes! Urdhrat tuaj vrasin aftësitë krijuese dhe vetëdijen e fëmijëve

Një fëmijë nuk mund dhe nuk ka pse të bëjë të njëjtat gjëra dhe të arrijë të njëjtat rezultate, në të njëjtën kohë me një moshatar të tij. Çdo fëmijë ka kohën e tij dhe kjo kohë duhet respektuar nëse vërtet kërkojmë që nesër ky fëmijë të jetë dikush.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Nëse të rriturit kërkojnë që fëmija t’i realizojë gjërat apo mësimet kur e “urdhërojnë” ata, fëmijës i vritet aftësia kreative dhe vetëdija e mendimit që kalon nga një nivel i arritur në një nivel më të avancuar. Mendja e njeriut është proces në evoluim që realizohet falë informacionit, energjisë dhe faktorit kohë.

Prandaj kujdes prindër dhe mësues, kur pretendoni arritje sipas dëshirave apo standarteve tuaja. Po nuk pranuat që është vetë fëmija, që do të realizojë procesin, do të jeni vetëm pengesë për të.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top