Një fëmije, nuk mund dhe nuk ka pse të bëjë të njëjtat gjera, të ketë të njëjtat arrije dhe të njëjtat rezultate, në të njëjtën kohë, me një moshatar të tij. Çdo fëmijë ka kohën e tij dhe kjo kohë duhet respektuar, nëse vërtet kërkojmë që nesër, ky fëmijë të jetë një person.
Nëse të rriturit kërkojnë, që fëmija t’i realizojë gjërat apo mësimet, kur e “urdhërojnë” ata, të rriturit, fëmijës i vritet pikërisht aftësia kreative e të mësuarit dhe vetia e mendimit, që kalon nga një nivel i arritur në një nivel më të avancuar. Mëndja e njeriut është proces në evoluim, që realizohet falë informacionit, energjisë, fantazisë , imagjinatës dhe faktorit kohë.
Prandaj kujdes prindër dhe mësues, kur pretendoni arritje sipas dëshirave apo standarteve tuaja. Po nuk pranuat, që është vetë fëmija, që do të realizojë procesin, do të jeni vetëm pengesë për të, ndërsa fëmija ka shumë nevojë për ju. Ju të rritur, prindër dhe mësues, jeni si drita në një rrugë të errët, që ja lehtëson njeriut ecjen në të. Përpiquni prindër dhe mësues t’ia lehtësoni rrugën e rritjes dhe të mësuarit fëmijës.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.