Të rritur, mësojini fëmijës të zbulojë dhe rizbulojë edhe te një gjë që mendon se e njeh mirë. Mos lejoni të mbetet vetëm te një nivel njohje. Kujtoni veten tuaj kur ishit në moshën e fëmijërisë, si ju dukeshin sendet, fenomenet natyrore dhe sidomos fjalët e reja që mësonit.
Shpesh nuk dinit as ti përdornit, as ti artikulonit e mendonit, ose i përdornit vend e pa vend. Madje nga ky përdorim keni marrë edhe vërejtje apo të shara. Tani që jeni rritur, jo rrallë shpreheni: “e ku e dija unë atëherë se çfarë ishte ajo gjë, apo çfarë do të thoshte ajo fjalë apo ai veprim”.
Nisur nga kjo eksperienca që vazhdon të jetë prezente në kujtesë, i rrituri i mëson fëmijës:-se duhet të dijë që te çdo fenomen, fjalë apo veprim, ekziston edhe diçka që ende nuk e ka zbuluar apo vënë re. Gjithmonë ka diçka që mbetet pa u vënë re, pa u zbuluar që mund të evidentohet kur ndërrohet niveli apo këndvështrimi.
Një gjë e njohur po u vendos në një nivel të ri mund të ndihmojë të zbulohet apo fitohet një vlerë e re ose të humbas vlerën që i ishte dhënë më parë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.