Këshilla & Arsye

October 24, 2019 | 9:00

Nga Lira Gjika / Prindër, mos shihni të metat e adoleshentëve, por ndërtoni teknika efikase komunikimi

Një karakteristikë e moshës së adoleshencës, është se kur janë në grup apo shoqëri me adoleshentë të tjerë, bëjnë veprime që nuk do ti bënin po të ishin vetëm. Kështu për të treguar se janë të zot apo “nuk pyesin për asgjë”, ata bëjnë veprime apo ndërmarrin aksione të rrezikshme për veten po edhe nxitin tjetrin të shkojë në ekstrem.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Kjo karakteristikë e kësaj moshe, duhet njohur mirë nga të rriturit për t’u menaxhuar me kujdes që të evitohen efektet gjymtues dhe shkatërruese që mund të provokojë. Të rriturit, sidomos mësuesit, psikologët e shkollave dhe trajnerët, me ndërhyrjet e tyre qetësuese, inkurajuese dhe me takt, mund të luajnë një rrol vendimtarë në ecurinë e adoleshentëve, deri në shpëtimin e jetës.

Është e vërtetë që në ditët e sotme, me modernizimin e jetës, adoleshentët po i përjashtojnë gjithnjë e më shumë të rriturit nga jeta e tyre. E megjithatë më e mira për të kaluar këtë fazë sa më shëndetshëm, si për adoleshentët ashtu edhe për të rriturit, është të mbahet hapur dhe të ruhet komunikimi. Ndërhyrja me kujdes e të rriturit pa prepotencë dhe ashpërsi mund të ndërpresë një rrjedhë të rrezikshme për jetën e një adoleshenti, por po ashtu është edhe për të rriturin, pasi marrëdhënia me adoleshentin i jep mundësi të mos ngecet në konfuzionin që përjeton brenda vetes. Të rriturit pranë adoleshentit nuk duhet të shohin të metat por të dallojë rritjen dhe të ndërtojnë “teknika” komunikimi efikase.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top