Këshilla & Arsye

August 7, 2018 | 9:10

Nga Lira Gjika / Prindër, ndihmojini fëmijët që në fillimet e jetës!

Shkenca ka vërtetuar dhe vazhdon të rikonfirmojë që në fillim të jetës, fëmijët janë shumë të ndjeshëm ndaj ndikimeve mjedisore. Ndikimi i mjedisit mund të jetë pozitiv ose negativ. Kjo gjë është në “dorën” e të rriturve pranë fëmijës, të mënyrës së sjelljes së tyre dhe edukimit që ata i ofrojnë. Gjithashtu ndikimi mjedisor, mund të tamponojë efektet e vulnerabilitetit gjenetik ose ti zhvillojë ato.

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Kërkimet dhe studimet e kombinuara të neuroshkencës dhe gjenetikës molekulare kanë dhënë argumente të pakundërshtueshme për këtë të vërtetë të ndikimit të mjedisit në periudhën e fëmijërisë. Prandaj duhet hequr “dorë” nga praktikat e edukimit të trajtuarit e fëmijës si “i vogël” që “nuk merr vesh”, por të trajtohet si njeri që është dhe duhet ndihmuar me durim të përvetësojë njerëzoren që në fillim të jetës. Për t’u bindur që fëmija mëson që fillimet e jetës, mjafton të kujtojmë që fëmija mëson të marrë frymë dy javët e para të jetës.

Fillimisht fëmija e thith si ajrin ashtu edhe qumështin, i duhen dy javë duke vëzhguar nënën dhe mëson frymëmarrjen, nuk e thith më si qumështin, të paktën kështu thonë shkencëtarët. Prindër përpiquni ti ndihmoni fëmijët që në fillimet e jetës. Flisni dhe luani me ta edhe pse ju duken si të përgjumur apo shumë të vegjël.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top