Këshilla & Arsye

August 31, 2018 | 13:02

Nga Lira Gjika / Prindër, ndihmojini fëmijët që ta kalojnë sa më lehtë frikën e moshës!

“Sa budalla që je, e pse ke frikë”? Kjo shprehje, që është gati si “kryefjalë” kur fëmija shpreh frikrat e tij, jo vetëm që e fyen dhe e trishton fëmijën, por edhe e huton dhe e bën të ndihet vetëm.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ai, fëmija, pret nga i rrituri një fjalë, një rrugëzgjidhje dhe jo përqeshje dhe mosvlerësim. Fëmija ndihet keq, pasi frika e tij nuk është ndaj një gjëje konkrete, apo siç shprehen psikologët, nuk është racionale, si frika e të rriturit. Frika e fëmijës është irracionale, pra e papërcaktuar. Për këtë arsye dhe pse është i parritur, fëmija ka nevojë për kurajë dhe mbështetjen e të rriturit që të mund të sqarojë këtë problem kaq të vështirë, siç është frika.

Po për fat të keq, shpesh gjendet nën “breshërinë” e etiketimeve të të rriturit, i cili në vend që ti tregojë se edhe ai, kur ishte në moshën e tij, kishte të njëjtin problem, por me kohë kuptoji që falë frikës kishte mësuar shumë gjëra të rëndësishme për jetën dhe si ta konkretizonte e ta zbehte, që të mos i vështirësonte rritjen. Të rritur, sa bëni pyetje që vetëm ngatërrojnë, përpiquni të ndihmoni fëmijën e të mos e lini vetëm në këtë fazë të vështirë të jetës, e cila “shtrihet” rreth moshës 5-12 vjeç.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top