Këshilla & Arsye

August 17, 2018 | 12:41

Nga Lira Gjika / Prindër, ndryshoni sjellje që të mos jeni të huaj për fëmijët

Një nga shprehjet që vazhdoj ta dëgjoj nga fëmijët dhe adoleshentët, është: “vetëm mami apo babi mos ta marri vesh”. Kjo shprehje e frikshme dhe e dhimbshme njëkohësisht, që tregon se sa të huaj janë fëmijët me prindërit e tyre vazhdon të jetë prezente edhe pse kohët kanë ndryshuar, kjo shprehje nuk ka ndryshuar.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Kjo ndjenjë turpi nga prindërit që provon fëmija, nuk duhet lënë në heshtje, por duhet të na bëjë të mendojmë se ku e kemi të keqen ne të rriturit. Çfarë dreqin u bëjmë që fëmijët turpërohen kaq shumë, sa harrojnë mjedisin dhe të tjerët? Prindër, të rritur, mbase ka ardhur koha që të merremi seriozisht me mënyrat tona të të sjellurit që të mos jemi të huaj për fëmijët.

Dhe kështu, në vend që ti trembim e të ndihen të turpëruar, më mirë ti ndihmojmë duke u kërkuar të falur që jo gjithmonë arrijmë ti kuptojmë apo jo gjithmonë arrijmë edhe ne të rriturit, të bëjmë më të mirën e ti nxitim edhe ata që të kenë kurajo për të folur e treguar se si ndihen që bëjnë sjellje, që shpesh i rrituri i keqkupton apo nuk i pranon si të mira. Mbase duke folur do të ndihmojmë njëri tjetrin për të nxjerrë më të mirën nga shpirti dhe të mos jemi të huaj.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top