Këshilla & Arsye

July 9, 2019 | 10:45

Nga Lira Gjika / Prindër, nëse doni të bëni më të mirën për fëmijën tuaj, duhet të jeni në dispozicion të tij dhe jo e kundërta

Fëmija nuk ka interes për njeri tjetër, përveçse nënës dhe babait. Janë vetëm ata të dy të rëndësishëm për fëmijën. Gjyshërit dhe të tjerë të afërm nuk i interesojnë, madje e ka bezdi ndërhyrjen e tyre, pasi ata e largojnë nga nëna dhe babai. Natyrisht që fëmijës duhet ti prezantohen të afërmit, por çdo gjë duhet të jetë me shumë kujdes dhe kur fëmija paraqet interes dhe jo kur do i rrituri.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Të rriturit, nëse vërtet duan të bëjnë më të mirën për fëmijën duhet të jenë në dispozicion të tij dhe jo fëmija në dispozicion të të rriturve. Ata duhet të demonstrojnë dhimbsuri dhe respekt ndaj fëmijës, pavarësisht nëse i pranon apo jo fëmija. Në traditën tonë fëmija duhet ti nënshtrohet të rriturve dhe dëshirave të tyre. Shpesh të rriturit i puthin pa i përfillur dhe madje qeshin, kur fëmija nervozohet dhe e përsërisin veprimin pikërisht për ta nervozuar, pasi kjo sjellje e fëmijës i kënaq shumë.

Të kënaqesh me vuajtjen e fëmijës, është një tregues shumë i keq për të rriturin dhe sikur të mos mjaftonte kjo përdorje, ky veprim pasohet me asnjanësinë e prindërve që nuk e mbrojnë fëmijën sepse kanë frikë se mos i mbetet hatri të rriturve që luajnë e përdorin fëmijën e tyre. Asnjë prindi nuk i shkon në mëndje që kjo quhet “tradhti” e prindit ndaj fëmijës. Fëmija pret të mbrohet nga ata prindërit e tij dhe për fat të keq kjo gjë nuk ndodh.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top