Këshilla & Arsye

May 29, 2018 | 12:46

Nga Lira Gjika / Prindër, nevojitet më shumë tolerancë dhe njohuri për të menaxhuar sa më drejtë periudhën e zhvillimit të fëmijës!

Shqisat e të shikuarit dhe të dëgjuarit nga mosha pesë vjeç e deri në adoleshencë, janë në kulm të mprehtësisë së tyre. Fëmijët e kësaj moshe dëgjojnë zhurma që ne të rriturit nuk mund ti dëgjojmë më. Dhe po kështu ndodh edhe për shqisën e shikimit.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Fëmijët shikojnë nuanca të ngjyrave që ne të rriturit nuk arrijmë ti shohim më. Po në këtë moshë fëmijët fillojnë të ndërtojnë strukturat e njohjes së vetes dhe botës, jo më nëpërmjet fjalëve të të rriturve, që njihet si periudha e njohjes dhe të kuptuarit “jashtë-brenda”. Ata, fëmijët po mësojnë e zhvillojnë mendjen e tyre të funksionojë nga “brenda-jashtë”, siç veprojmë, tashmë ne te rriturit. Fëmija po fillon të përballet me rritjen e vetes si person më vete.

Të rritur, prindër, kur një fëmijë ju thotë se dëgjon një zhurmë, sidomos natën apo kur është vetëm në një dhomë apo tualet, mos i thoni që “flet kot”, mos përdorni shprehjet e zakonshme, “ti je budalla, këtu nuk dëgjohet asnjë zhurmë”. Prindër dhe të rritur të tjerë, kujtoni veten tuaj. Edhe ju, në këtë moshë, kishit frikë apo dëgjonit zhurma, madje merrnit motrën apo vëllain kur shkonit në tualet. Në ndryshim nga fëmijët tuaj, heshtnit ose nuk kishit nevojë, pasi rrinit në një dhomë dhe kishit pranë vetes njerëz të tjerë, si motra, vëllezër, gjyshër apo vetë prindërit.

 Jetojmë në kohë më të emancipuara dhe fëmijët tashmë kanë dhoma më vete, por fazat e fëmijërisë janë njëlloj, prandaj në këtë moshë kërkohet nga ana juaj më shumë tolerance dhe njohuri për ta menaxhuar sa më drejtë këtë periudhë të jetës të fëmijëve tuaj.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top