Këshilla & Arsye

June 15, 2019 | 8:18

Nga Lira Gjika / Prindër! Nxitini fëmijët të kryejnë veprimet e rëndësishme për higjienën vetjake dhe po aq për zhvillimin psikomotor

Një nga ushtrimet psikomotore më efikase që këshillohet për fëmijët, është larja e duarve me sapun dhe jo me solucione. Kjo përkujdesje kaq e thjeshtë është shumë e efektshme për të fituar zhdërvjelltësimin e duarve. Zhdërvjelltësimi i duarve nxit sistemin nervor qendror dhe atë periferik.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Dora është organi, që zë sipërfaqen më të madhe në hartën e hypokampusit (në tru). Gjithashtu zhdërvjelltësimi i dorës është i lidhur direkt me të folurin. Zhvillimi historik i njerëzores e ka zanafillën pikërisht në zhdërvjelltësimin e dorës. Sa më shumë njeriu e përdorte dorën, aq më shumë mendonte dhe përqendrohej për të gjetur zgjidhje dhe për t’i komunikuar. Larja e duarve me sapun kryen dy funksione njëherazi, siguron higjienë të mirë dhe është një ushtrim i përkryer psikomotor.

Rrotullimi i sapunit nëpër duar për të krijuar shkumë, e nxit fëmijën të përqendrohet në kombinimin e lëvizjeve, për të mos i rrëshqitur sapuni nga dora. Po ashtu, si larja e duarve me sapun edhe krehja e flokëve dhe larja e dhëmbëve, kanë të njëjtin efekt, janë ushtrime psikomotore shumë efikase. Prindër! Nxitini fëmijët ti kryejnë këto veprime, sa të rëndësishme për higjienën vetjake, po aq të rëndësishme për zhvillimin psikomotor.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top