Këshilla & Arsye

June 24, 2019 | 13:46

Nga Lira Gjika / Prindër, nxitini fëmijët të ngrihen vetë, në këtë mënyrë ata bëhen më të vëmendshëm dhe të kujdesshëm!

Kur fëmija rrëzohet, prindër mos nxitoni ta ngrini , fëmija duhet të ngrihet vetë. Ashtu siç u rrëzua, po ashtu, duhet të ngrihet vetë. Kjo eksperiencë, do të marrë vlera pozitive, nëse i rrituri qëndron i qetë.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Eksperienca e të ngriturit vetë kur rrëzohet, ndihmon fëmijën të bëhet më i vëmendshëm dhe më i kujdesshëm. Ndihmojeni, ta jetojë këtë eksperiencë pozitivisht dhe jo ta trembni me ndërhyrjen tuaj gjithë frikë.

Është detyra e të rriturit të ndihmojë dhe nxisë fëmijën, të mësojë të ngrihet vetë. Këto eksperienca, janë hapat e parë të edukimit ose jo, të aftësisë për të parandaluar dhe parashikuar një veprim dëmtues, apo një vendimi jo të drejtë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top