Këshilla & Arsye

June 15, 2018 | 12:20

Nga Lira Gjika / Prindër, përmes veprave dhe jo fjalëve kultivoni te fëmija vetëvlerësimin dhe respektin!

Përdorimi i fjalës “turp” nga të rriturit i tregon fëmijës se edhe të rriturit po ashtu si ai, fëmija, kur janë të zemëruar apo të inatosur nuk mendojnë apo zgjedhin fjalën dhe veprimin, por veprojnë nëpërmjet inatit.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Fjala “turp” ashtu si fjala “pusho” duhet të hiqet nga përdorimi i të rriturve për t’ju drejtuar të parriturve. Prindërit, edukatorët, mësuesit dhe të rriturit në përgjithësi, i drejtohen një fëmije kur bën një veprim që atyre nuk u pëlqen:- “s’ke turp” “të të vijë turp” apo “turp të kesh”. Këto shprehje nuk janë të menduara, por reaksione emotive, si padurimi, bezdia, inati dhe pafuqia. 

Kur fëmija nuk bindet apo ka bërë diçka që e vë të rriturin në siklet, i rrituri që kërkon bindjen pa kushte të fëmijës, pra nënshtrim, humbet kontrollin dhe harron që është prind apo profesionist dhe aq më keq harron që është i rritur; kujtoni shprehjen : “u bë ky të mos më bindet”. Kjo mënyrë edukimi është vërtetuar tashmë që është e dëmshme, sepse vepron nëpërmjet frikës dhe jo nëpërmjet përgjegjësisë dhe respektit. 

Në fakt fjala “Turp” duhet të jetë një konkluzion i vetë fëmijës, që realizohet nëpërmjet edukimit dhe jo ti thuhet fëmijës drejtpërdrejt nga i rrituri, si etiketim. Përdorimi i kësaj fjale dhe shprehjeve me të, tregojnë që i rrituri nuk përpiqet të edukojë fëmijën nëpërmjet përgjegjësisë, por nëpërmjet frikës dhe nënshtrimit. Po ti mësohet respekti duke ja demonstruar i rrituri, fëmija e arrin vetë konkluzionin. 

I rrituri duke mos reaguar me “nerva” dhe duke folur për veten, i tregon të parriturit që ai nuk e bën “X” veprim apo nuk e përdor “X” fjalë, sepse e kam të çmuar veten dhe nuk mund të sillem shëmtuar. Kështu kultivohet vetëvlerësimi dhe respekti për veten dhe natyrisht edhe për tjetrin. 

Respekti dhe vetëvlerësimi nuk mësohet duke i thënë fëmijës “turp të kesh” por me durim dhe duke e respektuar si njeri edhe pse është i parritur.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top