Këshilla & Arsye

August 24, 2018 | 12:50

Nga Lira Gjika / Prindër, përpiquni të shihni me sytë e fëmijëve, për t’i kuptuar më mirë ata

Të gjitha reagimet e fëmijës, tregojnë, se ai ka vetëm një problem: ekzistencën e tij. Pikërisht, ky instinkt i jetës, është aq i fuqishëm tek fëmija, sa e bën atë të “kapet” pas saj dhe të detyrojë të gjithë mjedisin përreth ta marrë në konsideratë dhe t’i shërbejë.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Për çudi, kjo energji, kjo forcë anashkalohet; i rrituri, prindërit dhe specialistët mendojnë, se janë ata më të rëndësishëm në jetën e fëmijës. Duke anashkaluar këtë të vërtetë (në mënyrë të pavetëdijshme), të rriturit e trajtojnë fëmijën si të paaftë. Kjo mungesë vëmendje e përgjegjësie, për të njohur e pranuar fëmijën, për të njohur veprimet dhe domethënien e tyre, e detyron fëmijën të mbetet pasiv në jetën e tij, të mos ndërtojë mekanizmat e besimit tek vetja.

Është e vërtetë se, ai në fillimet e jetës nuk mund të kryejë shumë procese, por jo sepse nuk ka forcë të rritet. Ai vërtetë është i varur ndaj të rriturit, por kjo nuk është gjithçka. I rrituri siguron ekzistencën e tij, por, procesin e rritjes fëmija e realizon vetë. Pavarësisht nga imponimet, fëmija e zbulon botën dhe njeh veten sipas mënyrës së tij. Ai, çdo çast është më i rritur se çasti më parë.

Vetëm me të qarën e tij pa përmendur efektin e të qeshurës, ai i detyron të rriturit, që edhe pse të nervozuar, ta qetësojë veten dhe ti përkushtohet fëmijës. E megjithatë, të rriturit, vazhdojnë të insistojnë se fëmijën e rrisin ata.

Të rriturit, duke filluar nga nëna, duhet të kryejnë veprimet jo ashtu si dinë dhe ndjejnë, por duke u përpjekur të shohin me sytë e fëmijës, si i përfton ai qëndrimin dhe veprimet e tyre, të rriturve.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top