Këshilla & Arsye

September 20, 2019 | 10:28

Nga Lira Gjika / Prindër, të rritur… fëmijët janë pasqyra ku duhet të shohim dhe testojmë sjelljen dhe etikën tonë

Ne të rriturit kur ndihemi vetëm, të fyer, të neglizhuar nga indiferenca e tjetrit dhe e të tjerëve, na pushton një inat dhe mospërmbajtje, sa harrojmë gjithçka dhe sillemi aq keq, madje edhe me ata që nuk kanë asnjë faj, madje, janë edhe mbështetës. Ne shpërthejmë me veprime, ngritje zëri e fjalor të pakontrolluar. I harrojmë të gjitha, edukatën, etikën, madje edhe fëmijët që janë aty e shohin e dëgjojnë.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Po kur shohim fëmijën, i cili kryen një veprim të paragjykuar “i keq”, reagojmë menjëherë, deri duke e penalizuar dhe etiketuar fëmijën. I japim të drejtë vetes që bëmë mirë që e ndëshkuam fëmijën, sepse ai u soll keq, u soll si i paedukatë, por jemi të paaftë ti bëjmë pyetje vetes:- mos jam unë modeli që fëmija bëri këtë veprim apo përdori këtë fjalë-? Asnjëherë nuk kujtohemi kur sillemi vetë në këtë mënyrë dhe të kuptojmë edhe fëmijën, që është po aq keq sa dhe ne, kur sillet keq.

Edhe fëmija, si ne, ka nevojë të jetë i ndihmuar e të dalë nga gjendja e keqe, që e “ka pushtuar”. Përkundrazi, gati e shijojmë ndëshkimin, që i bëmë fëmijës. Ajo që nuk e pranojmë dhe e harrojmë, është, se modelet nga të cilat fëmija mëson, jemi ne të rriturit. Ne, që harrojmë edukatën dhe përgjegjësinë, kur jemi të nxehur e të fyer, ndërsa me fëmijën, bëhemi menjëherë “gjykatës të paanshëm” dhe e gjykojmë menjëherë. Prindër, të rritur! fëmijët janë pasqyra ku duhet të shohim dhe testojmë sjelljen dhe etikën tonë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top