Këshilla & Arsye

September 23, 2019 | 10:07

Nga Lira Gjika / Prindër, tregohuni të kujdesshëm në përgatitjen e fëmijëve për kopsht

“Se ne do të shkojmë në kopsht”, kjo shprehje e përdorur nga nëna për të treguar “hapin e madh” që do të bëjë vogëlushja apo vogëlushi i saj, duket shumë e bukur, por që krijon konfuzion te fëmija. Konfuzioni qëndron te fakti, se në kopsht do të shkojë fëmija dhe nëna do ta lërë në këtë vend dhe do të largohet.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Fëmija nuk kupton pse mami e largon nga shtëpia dhe e dërgon në një vend të huaj dhe me njerëz që nuk i njeh. Kur doni të përgatisni fëmijën për këtë “hap” shumë të madh në jetën e tij, duhet të jeni të kujdesshëm. Fëmija ka shumë frikë kur shkëputet nga nëna edhe kur e dërgojnë te gjyshërit që janë persona të njohur, e jo më në një vend të panjohur me njerëz po ashtu të panjohur. Kjo fazë e re e jetës së një fëmije, kërkon shumë kujdes dhe qetësi.

Fëmijës i tregohet për vendin që quhet kopsht dhe pse fëmijët duhet të shkojnë në këtë vend dhe të rrinë me edukatoret, të cilat dinë ti ndihmojnë fëmijët të përdorin dorën për të vizatuar, për të shkruar, por edhe për të bërë lojëra të ndryshme dhe të mësojnë shumë gjëra që nuk i di dhe që e ndihmojnë të bëhet i zoti që të shkojë në shkollë kur të rritet edhe më shumë.

Gjithashtu prindërit duhet të dinë që në këtë fazë fëmija nuk ka të zhvilluar mekanizmat e të kuptuarit të gjërave racionale. Fëmija mendon se mami e dërgon në kopsht sepse mund të mos e dojë më dhe po e largon nga shtëpia. Pranimi i kopshtit kërkon durim nga ana e prindërve dhe profesionalizëm nga ana e edukatoreve, për të qetësuar fëmijën dhe për ti mësuar që mami shkon në punë ndërsa vajza apo djali, po hedhin hapin e parë drejt kësaj rruge që fillon me kopshtin.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top