Këshilla & Arsye

September 25, 2019 | 10:46

Nga Lira Gjika / Prindër, tregoni kujdes në zgjedhjen e vendit dhe kohës, për të zgjidhur problemet me fëmijën

“Ku i kishe sytë”, i bërtiste nëna djalit të saj 7 vjeçar sepse i ishte derdhur shishja e ujit në çantë. Kjo ngjarje zhvillohej tek dera e shkollës kur fëmijët që kishin mbaruar mësimin po shkonin drejt prindërve që i prisnin te porta e shkollës. Nëna bërtiste, nuk kontrollonte veten dhe nuk i shkonte në mënd që ishte në publik, por mbi të gjitha nuk shihte që shokët e djalit po e ngacmonin atë me shenja të ndryshme.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Djali i nënës ndihej në siklet, i vinte turp, kishte frikë dhe nuk dinte çfarë të thoshte. Mirë nëna që bërtiste, por çfarë do të pësonte nga shokët dhe sa kohë do të vazhdonte ngacmimi i tyre duke imituar nënën e tij? Mbase nëna kishte të drejtë, por nuk mund të sillej në atë mënyrë në sy të të tjerëve duke e vënë djalin në siklet dhe mbi të gjitha, nuk mund të sillej në atë mënyrë në rrugë duke mos kontrolluar fjalët dhe veprimet e saj.

Të shkonin në shtëpi dhe të flisnin apo edhe ti mbante qëndrim, por jo në rrugë. Gjërat nuk zgjidhen në rrugë, por në shtëpi, në familje. Për fat të keq kjo lloj vetëdije te ne mungon. Nuk presim dot sa të arrijmë në shtëpi. Dhe nuk është e vetmja nënë apo prind sepse e bëjnë pa dallim, të dy palët, nëna dhe babai, po edhe gjyshërit. Nuk presin të arrijnë në shtëpi e të flasin, por aty në rrugë shajnë apo kërkojnë llogari. Kur prindërit nuk dinë se si të sillen dhe nuk zgjedhin kohën dhe vendin për të zgjidhur problemin, po fëmijët çfarë edukate do të marrin e do të kenë?

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top