Prindër të rritur, është shumë e rëndësishme t’u tregohet dhe mësohet fëmijëve të vegjël që edhe babi me mamin, po edhe gjyshi e gjyshja, po edhe profesori apo kryetari i bashkisë, apo presidenti, kur kanë qenë të vegjël, janë sjellë dhe kanë bërë të njëjtat gjëra, që bëjnë edhe këta fëmijë sot, duke filluar nga e qara e qeshura, por edhe urinimi e defektimi.
Kjo e vërtetë fiziologjike e njeriut është shumë e rëndësishme për fëmijën, sepse fuqizon ndjenjën e sigurisë dhe besimit për veten dhe mjedisin ku jeton. Fëmija mendon se të rriturit kanë qenë dhe janë vetëm të rritur, ndërsa ata vetëm fëmijë.
Për këtë arsye fëmijës i duhet treguar me fjalë me fotografi dhe vazhdimisht, që të gjithë pa përjashtim, janë njëherë të vegjël dhe me kalimin e kohës rriten dhe bëhen të mëdhenj deri sa plaken. Prindër, të rritur, ndihmojeni fëmijën të përballojë e pranojë realitetin e tij që është i vogël dhe po rritet.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.