Ajo që shumë prindër nuk mund të kuptojnë, është se sa e dëmshme mund të jetë për një fëmijë mungesa e vënies së kufijve. Pa rregullin (disiplinën), fëmijët do të jenë të mangët në aftësitë e rëndësishme jetësore. Ja çfarë kanë konstatuar specialistët:
- Fëmijëve do iu mungojë vetëkontrolli.
- Ata nuk do të respektojnë prindërit ose figura të tjera që lidhen me autoritetin.
- Ata nuk do të dinë se cila është sjellja e duhur.
- Ata do të jenë imponues,egoistë dhe në përgjithësi një shoqëri e pakëndshme për të tjerët.
- Ata nuk do të kenë aftësi sociale, të cilat janë të rëndësishme për të bërë shokë të rinj të tilla si: empatia (krijimi i ndërveprimit me të tjerët), durimi dhe të diturit sesi të ndajnë me të tjerët.
- Ata do të jenë të nxitur më shumë drejt sjelljeve negative, të cilat janë të dëmshme dhe potencialisht të rrezikshme për ata vetë dhe për të tjerët.
- Ata do të jenë të palumtur.
Tiparet e fëmijëve që janë rritur nëpërmjet rregullit, pra disiplinës.
Nga ana tjetër,fëmijët të cilët janë rritur në mënyrë të prerë por njëkohësisht me përkujdesjen dhe butësinë e duhur, kanë këto tipare, si më poshtme:
- Kanë më shumë vetë-kontroll dhe janë më shumë zot të vetes së tyre.
- Janë më të përgjegjshëm dhe e shijojnë “të qenurit të mirë” dhe të ndihmuarit e të tjerëve në shtëpi, në shkollë dhe të botës në përgjithësi.
- Ata kanë më shumë vetë-besim. Ata e dinë që mendimet dhe ndjenjat e tyre do të dëgjohen dhe që prindërit e tyre i duan edhe kur ata bëjnë gabime.
- Ata e dinë që janë përgjegjës për gabimet ose sjelljen jo të mirë të tyre dhe janë më të predispozuar për të bërë zgjedhje të mira sepse ata vërtet e dëshirojnë një gjë të tillë,jo sepse i frikësohen ndëshkimit.
- Ata janë të këndshëm dhe është kënaqësi të rrish me ta. Ata e kanë më të lehtë për të bërë shokë të rinj.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.