Këshilla & Arsye

March 31, 2018 | 13:26

Nga Lira Gjika / Pyetja “Pse” shkakton konfuzion dhe pasiguri te fëmijët

Pyetja “pse” është pyetje që e bëjnë vetëm fëmijët, sepse ende nuk dinë të bëjnë pyetje. Prindër, mos ju drejtoni fëmijëve me pyetjen “pse”. Këtë pyetje e bëjnë vetëm ata dhe jo ju që jeni të rritur. 

 

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Vërtetë, pyetja “pse’ është fjala e parë që del nga goja e njeriut, kur përballet me një gjë të panjohur, të pakuptueshme dhe njëherazi ndihet i pafuqishëm për të menduar e kuptuar këtë gjendje, por këtu qëndron edhe diferenca e të qenit i rritur dhe i parritur. Të jesh i rritur do të thotë që në radhë të parë, të dish të bësh pyetje që të marrësh përgjigje. Fëmija bën pyetjen “pse”, sepse po mëson të mendojë, pra edhe të bëjë pyetje.

Pyetja “pse” është një pyetje e papërcaktuar, që më shumë të frenon dhe të tremb se sa të ndihmon të mendosh, për të dhënë përgjigjen e duhur. Kështu, kur kjo pyetje del nga goja e të rriturit, fëmija bëhet konfuz dhe i pasigurt në veten e tij. Provojeni vetë se çfarë ndjeni, kur ju drejtohen me këtë pyetje. Pyetja “pse” është pyetje, që provokon pasiguri dhe dyshim te personi që i drejtohet.

Të rritur, prindër, edukatorë dhe mësues, mendohuni seriozisht kur i bëni pyetje fëmijës, pasi kur i drejtoni këtë pyetje, ju nuk ja drejtoni që të merrni përgjigje, më shumë për ta trembur.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top