“Babi im është më i forti, më i zoti dhe më i miri. Do ti them mamit unë.. ma ka bërë mami”… Këto shprehje tipike fëmijësh, tregojnë diçka shumë të madhe, besimin dhe shpresën që ka fëmija te prindërit e tij. Ai beson se ata janë më të mirët në botë.
Familja, prindërit janë mbrojtja, mbështetja, ekzistenca dhe modeli i fëmijës. Fëmija nuk ka krenari tjetër përveç atë që i jep familja. Pra prindërit, duhet ta dinë mirë, përpara se të kërkojnë nga fëmijët e tyre, ti kryejnë ata vetë shumë mirë detyrat e tyre dhe sidomos të jenë të vëmendshëm për sjelljen dhe etikën që përdorin. Ashtu siç kërkojnë të nderohen nga fëmija i tyre, po ashtu edhe ata duhet ta nderojnë atë.
Qëndrimi i tyre, prindërve, ndaj vetes, ndaj punës, ndaj shoqërisë, ndihmojnë ose pengojnë, fëmijën në marrëdhënie me veten, tjetrin dhe jetën.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.