Fjala është kulm emocional. Po, a na ndodh vërtetë kështu? Fëmijëve, ne të rriturit u mësojmë vjersha pafund dhe kënaqemi kur ata i përsërisin, e i përsërisin, sa herë ne të rriturit urdhërojmë. Po në këtë rast, është e vërtetë që fjala është kulm emocional?
JO, është një imitim mbytës i emocionit dhe i fjalës të të parriturit. Është një riprodhim mekanik, thjesht fjalë, madje dhe pa i ditur kuptimin. Mësimi i vjershës pikërisht në periudhën kur fëmija përpiqet me gjithë qenien e tij ta gjej fjalën e duhur, ta artikuloj atë, duke i rrahur zemra fort, duke iu marrë fryma, por i lumtur që i rrituri po i rri pranë duke e nxitur dhe dëgjuar.
Papritur i rrituri i thotë “pusho” dhe i mëson vjershën që e ka shkruar ai vetë, i rrituri. I rrituri, si ai njeriu i verbër dhe i shurdhër, nuk kupton që në këtë çast i ka hequr fjalës së fëmijës pikërisht motorin që e krijon, Emocionin. Mbas këtij procesi që i imponohet me indiferencë fëmijës, fëmija do të mësoj vetëm fjalët e të tjerëve, ndërsa të tijat kanë mbetur në dorë të Zotit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.