Fëmijët, adoleshentët, që ushtrojnë bullizëm, janë djem dhe vajza të parritur, që kanë ngecur në fazën impulsive dhe shkolla duhet jo ti flakë, por ti mbajë më gjatë në mjediset e veta dhe të punojë seriozisht me këtë kontigjent.
Prindërit e fëmijëve që bien pre e bullizmit duhet të jenë të vëmendshëm ndaj djalit apo vajzës. Ata duhet ta inkurajojnë që ndodh edhe kështu, që edhe shoqet dhe shokët janë të parritur. Shpesh bëhen grup dhe i “ngjiten” ndonjë shoqeje apo shoku klase më shumë në formë loje, por duke qenë një lojë e dhunshme, të rriturit duhet të jenë të vëmëndëshëm dhe të ndërhyjnë me takt dhe vendosmëri, për të ndaluar këtë sjellje në grup.
Prindërit duhet të flasin me mësuesen kujdestare dhe me mësuesit e tjerë, që të jenë vigjilent dhe të ndërhyjnë menjëherë, nëpërmjet bisedave dhe duke zhvilluar tema reth të mirës dhe të keqes. Këto tema duhen zgjedhur me kujdes që të gjithe fëmijët të kuptojnë e vlerësojnë veprimet e tyre. Është detyrë e shkollës dhe e mësuesve ti zgjidhin këto situata dhe të evitojnë dhunën që ushtron grupi ndaj një individi të pa mbrojtur. Ata duhet të zbutin dhe zgjidhin situata të tilla. Aq më tepër që njerëzorja dhe qytetarja zhvillohen në shkollë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.