Këshilla & Arsye

September 24, 2019 | 12:00

Nga Lira Gjika / Rregulli mësohet nëpërmjet durimit, vullnetit dhe etikës së sjelljes e të folurit

Nuk ka prindër të mirë dhe fëmijë të këqij. Ka prindër që marrin seriozisht fëmijën e tyre që në çastin kur zbulojnë se një jetë e re po vjen. Dhe prindër që gëzohen shumë, por nuk dinë se çfarë të bëjnë me këtë gëzim.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Prindër që i mësojnë me durim dhe gëzim rregullin si mbështetja kryesore, për t’u bërë sa më i zoti si person dhe qytetar i mirë. Dhe ka prindër që edhe pse i duan shumë nuk arrijnë t’ua mësojnë rregullin.

Natyrisht që rregulli nuk mësohet nëpërmjet kërcënimit dhe frikës apo duke e urdhëruar fëmijën, por nëpërmjet durimit, vullnetit dhe kryesisht, nëpërmjet etikës së sjelljes dhe fjalorit të zgjedhur, që përdorin me njëri-tjetrin, si burrë e grua apo të rriturit ndërmjet tyre.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top