Këshilla & Arsye

September 3, 2019 | 8:40

Nga Lira Gjika / Rritja e keqe e bënë njeriun të pandjeshëm, mosbesues,hakmarrës dhe mbi të gjitha të paaftë të shijojë jetën

 

Frika e parë që njeh e konkretizon njeriu, sapo vjen në jetë, është frika se mos mbetet vetëm dhe nuk kujdeset njeri për të, pra frika nga braktisja. Duke qenë i paaftë të jetojë i vetëm, ai, fëmija, ka nevojë të vazhdueshme për prezencën, sigurinë e kujdesin e të rriturit.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Mirëpo braktisja, nuk është vetëm një mungesë fizike, ajo është edhe kur është në krah të nënës apo zëvendësuesve të saj. Braktisja ndodh edhe kur e gënjejmë fëmijën, kur e dhunojmë, kur e etiketojmë, e shajmë, e krahasojmë. Braktisja prek direkt vetëvlerësimin e njeriut, të cilën shkencëtarët e quajnë zhdukja e “autenticitetit emotiv”.

Kjo zhdukje, siç e tregon dhe vetë fjala, nuk lejon njeriun të zhvillojë veten e tij personale. Të eksplorojë emocionet, t’i njohë ato dhe t’i zhvillojë nëpërmjet sigurisë dhe kureshtjes. Braktisja prek direkt vetëvlerësimin e njeriut. Njeriu i braktisur ndihet i pavlerë dhe mbi të gjitha i keq.

Kur dëgjoni që dikush keqtrajton gruan apo një njeri tjetër apo edhe kafshën, këta individë kanë përjetuar shijen e hidhur të abandonimit. Mekanizmat automatikë që krijohen nga rritja e keqe e bëjnë njeriun të pandjeshëm, mosbesues apo dyshues,hakmarrës dhe mbi të gjitha të paaftë të shijojë jetën.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top