Në moshën 3 vjeç, moshë kur fëmija fillon dhe bëhet agresiv, sidomos me më të vegjlit dhe të huajt, i duhet tërhequr vëmendja, duke i thënë se “nuk është e drejtë” të sillesh keq me tjetrin dhe jo se e kemi “xhan”.
Për fëmijën shprehja e fundit krijon shumë konfuzion, sepse ai është në fazën që “do” më të rriturit dhe ata brenda familjes. Ndaj personave, që nuk i përkasin familjes ai është indiferent. Shprehja “nuk është e drejtë”, e përdorur nga i rrituri nxit tek fëmija aktivizimin e mekanizmave të përgjegjësisë dhe vullnetit, që më pas, gjatë procesit të rritjes, zhvillojnë mekanizmat e respektit ndaj vetes dhe vetëkontrollit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.