Këshilla & Arsye

September 25, 2020 | 8:10

Nga Lira Gjika / Si do të mësojë fëmija të flasë qetë, kur i rrituri vetëm bërtet?

“Mos bërtit” i drejtohet duke bërtitur, i rrituri fëmijës. Dhe këtë frazë e përdorin duke filluar nga nëna, babai, gjyshërit, mësuesit e deri te kalimtari në rrugë. Kudo kjo frazë, madje edhe i rrituri me të rriturin, i drejtohen njëri tjetrit: “pse bërtet”.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Kemi ngecur te kjo frazë dhe nuk dimë si ta shmangim. Të gjithë bezdisemi e nevrikosemi kur e dëgjojmë apo na drejtohen, por si për inat të vetes, kjo frazë , pa kuptuar del nga goja e secilit nga ne, kur nuk dimë si të zgjidhim situatën e ngatërruar ku mund të gjendemi. “Mos bërtit” “pse bërtet” i themi njëri-tjetrit më shumë për ti hypur nervat sesa për të zgjidhur situatën.

Dhe ç’është më e keqja, “plasim” sa tja rrënjosim edhe fëmijës, që edhe ai të mos mund të dalë nga kjo mënyrë që krijon “batak” shpirtëror. Kjo mënyrë ushqen nervozizëm e armiqësi dhe na bën të huaj e pa edukatë që nga vetja e deri te fëmija. Të rritur! Si do të mësojë fëmija të flasë qetë, kur i rrituri vetëm bërtet? E folura qetë nuk mësohet duke bërtitur i rrituri.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top