Këshilla & Arsye

February 2, 2019 | 10:16

Nga Lira Gjika / Sjellja është ajo që e përcakton një njeri

Sjellja, është “lëkura e mendjes”. Lëkura i jep pamjen njeriut dhe sjellja, i jep vlerën atij. Sjellja i jep kohë mendjes të veprojë, vlerësojë dhe zgjedhë. Pa sjelljen, njeriu mbetet konfuz dhe rrëmujë brenda vetes.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Prindër! Duke qenë modeli parësor i fëmijës tuaj i tregoni atij, (fëmijës), se si sillen të rriturit. Ndihmojeni fëmijën, të bëjë të tijën mënyrën e Platonit, që i reziston ende kohës:- “Njeriu i mirë i mendon të gjitha, por nuk i bën të gjitha. Ai mendon dhe zgjedh se çfarë duhet të bëjë”.

Ndihmojeni fëmijën të njohë, vlerësojë e emërtojë atë, që ndjen dhe jo ta ndrydhë atë. Duke e ndrydhur ndjesinë, nuk do të mund ta dallojë dhe njohë, nuk do të mund ta menaxhojë veten dhe sjelljen e tij, në situata të ndryshme.

Jo rrallë ndodhemi në mjedise, ku adoleshentë, të rinj, por edhe shumë të rritur, sillen dhunshëm, me një fjalor banal, që kur e dëgjon, ndien frikë dhe pasiguri. Kjo është pasojë e paaftësisë për të menaxhuar veten dhe mungesë e sjelljes. Njohja e ndjesive dhe rregullimi i tyre nëpërmjet sjelljes mësohet dhe ndërtohet në fëmijëri. Prindër ndihmojini fëmijët tuaj ta mësojnë sa më bukur njerëzoren. Tek e fundit si prindërit edhe fëmijët këtë dëshirojnë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top