Këshilla & Arsye

September 26, 2017 | 11:09

Nga Lira Gjika/ Sjellja është “lëkura e mendjes”

Sjellja është “lëkura e mendjes”. Lëkura i jep pamjen njeriut dhe sjellja i jep vlerën atij. Sjellja i jep kohë mendjes të veprojë, të vlerësojë dhe të zgjedhë. Pa sjelljen njeriu mbetet konfuz dhe rrëmujë brenda vetes. 

1

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Prindër, duke qenë modeli parësor i fëmijës suaj i tregoni atij, (fëmijës), se si sillen të rriturit. Ndihmoni fëmijën, të bëjë të tijën mënyrën e Platonit, që i reziston ende kohës: “Njeriu i mirë i mendon të gjitha, por nuk i bën të gjitha. Ai mendon dhe zgjedh se çfarë duhet të bëjë”.

Ndihmojeni fëmijën të njohë, vlerësojë e emërtojë atë që ndjen dhe jo ta ndrydhë atë. Duke e ndrydhur nuk do të mund ta dallojë dhe ta njohë, kështu, nuk do të mund ta menaxhojë në situata të ndryshme. Jo rrallë ndodhemi në mjedise ku adoleshentë , të rinj, po më shumë të rritur, sjellja e tyre shpërthyese dhe e dhunshme, lë një shije të hidhur frike dhe pasigurie. Fëmija beson se i rrituri e ka vetinë e të vlerësuarit dhe prandaj përpiqet të bëjë si ai, e imiton atë. 

 
 
 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top