Këshilla & Arsye

September 17, 2018 | 10:28

Nga Lira Gjika / Sjellja i jep vlerë njeriut

Sjellja është “lëkura e mendjes”. Lëkura i jep pamjen njeriut dhe sjellja i jep vlerën atij. Sjellja i jep kohë mendjes të veprojë, vlerësojë dhe të zgjedhë. Pa sjelljen, njeriu mbetet konfuz dhe rrëmujë brenda vetes.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Prindër, edukatorë, mësues, duke qenë modeli parësor i fëmijës, i tregoni atij, (fëmijës), se si sillen të rriturit. Ndihmoni fëmijën, të bëjë të tijën mënyrën e Platonit, që i reziston ende kohës:- “Njeriu i mirë i mendon të gjitha, por nuk i bën të gjitha”. Ai mendon dhe zgjedh se çfarë duhet të bëjë”. Ndihmojeni fëmijën të njohë, vlerësojë e emërtojë atë, që ndjen dhe jo ta ndrydhë atë. Duke e ndrydhur ndjesinë, nuk do të mund ta dallojë dhe njohë, nuk do të mund ta menaxhojë veten dhe sjelljen e tij, në situata të ndryshme.

Jo rrallë ndodhemi në mjedise, ku adoleshentë, të rinj, por edhe shumë të rritur, sillen dhunshëm, me një fjalor banal, që kur e dëgjon, ndien frikë dhe pasiguri. Kjo është pasojë e paaftësisë për të menaxhuar veten dhe mungesë e sjelljes. Njohja e ndjesive dhe rregullimi i tyre nëpërmjet sjelljes mësohet dhe ndërtohet në fëmijëri. 

Prindër, edukatorë, mësues, ndihmojini fëmijët ta mësojnë sa më bukur njerëzoren. Tek e fundit si prindërit, edukatorët dhe mësuesit, po ashtu edhe fëmijët, këtë gjë dëshirojnë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top