Kur shihni fëmijën që gris libra apo i prish lodrat kjo është shenjë se fëmija ndihet i neglizhuar. Fëmija i neglizhuar e humbet interesin dhe kuriozitetin për mjedisin që e rrethon.
Ai ndihet i vetmuar, i humbet besimi te të rriturit dhe për pasojë ai humbet dhe lidhje me veten e tij. (Fëmija që të ndërtojë marrëdhënien me veten i duhet prezenca dhe fjala e të rriturit). Shkalla e vlerësimit ulet dhe fëmija ndihet i poshtëruar. Ai sillet me veten dhe lodrat si sillen te tjerët me të.
Fëmija i inatosur e shkarkon mërzinë e tij te lodrat dhe librat. Ato bëhen pre e inatit dhe shkatërrimit dhe kur fëmija shkatërron nuk ka më lojë. Fëmija i neglizhuar gris libra dhe shkatërron lodra.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.