“Kështu jam unë”. Kjo shprehje që fillon e shfaqet rreth moshës 11 vjeç dhe arrin kulmin në adoleshencë, duhet patur kujdes nga të rriturit. Është e vërtetë që tregon rritje, por ka nevojë për nxitjen e të rriturit që të mos mbetet vetëm aq, por të pasurohet.
Kur shfaqet kjo shprehje, tregon se adoleshentin e ka pushtuar paniku i të qenit i pazot për t’ia dalë. Ai nuk di si të shmangë ndjenjën e turpit nga dështimi dhe justifikohet “kështu jam unë”. Kjo shprehje tregon një luftë brenda vetes ndërmjet frikës nga turpi dhe dëshirës për të treguar se edhe ai është dhe vlen. I rrituri pranë adoleshentit, kushdo qoftë, prindi, të afërmit mësuesit, por edhe të tjerë të njohur pranë adoleshentit, kanë një rol shpesh vendimtar.
Takti, toleranca dhe mençuria e të rriturit e ndihmon adoleshentin të mos “ngecet”, por të vazhdojë me vullnet dhe gjithë shpresë drejt rrugës së rritjes nga një nivel i caktuar në një nivel më të avancuar. Kjo shprehje te adoleshentët tregon një gjendje alarmi, ku ndjena e dorëzimit po instalohet dhe adoleshenti mund të fiksohet në këtë stad dhe rritja si i rritur e person fillon e ndërpritet.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.