Këshilla & Arsye

March 10, 2018 | 13:19

Nga Lira Gjika / Takti, toleranca dhe mençuria e të rriturit e ndihmon adoleshentin të rritet

 

“Kështu jam unë”. Kjo shprehje që fillon e shfaqet rreth moshës 11 vjeç dhe arrin kulmin në adoleshencë, duhet patur kujdes nga të rriturit. Është e vërtetë që tregon rritje, por gjithashtu ka nevojë për nxitjen e të rriturit që të mos mbetet vetëm aq, por të pasurohet.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Kur shfaqet kjo shprehje, tregon se adoleshentin e ka pushtuar paniku i të qenit i pazoti për t’ia dalë. Ai nuk di si të shmangë ndjenjën e turpit nga dështimi dhe justifikohet “kështu jam unë”. Kjo shprehje tregon një luftë brenda vetes ndërmjet frikës dhe dyshimit që vlen apo jo dhe dëshirës për të treguar se ai është dhe vlen.

I rrituri pranë adoleshentit, kushdo qoftë, prindi, të afërmit, mësuesit dhe të tjerë, mund të luajnë një rol vendimtar nëse janë të vëmendshëm. Takti, toleranca dhe mençuria e të rriturit e ndihmon adoleshentin të mos “ngecet”, por të vazhdojë me vullnet dhe gjithë shpresë drejt rrugës së rritjes nga një nivel i caktuar në një nivel më të avancuar.

I rrituri kur dëgjon këtë shprehje të artikuluar nga adoleshenti, duhet të kuptojë se ai po përjeton një gjendje krize, ku ndjenja e dorëzimit po instalohet.

Adoleshenti mund të fiksohet në këtë stad dhe rritja si i rritur e person, fillon e ndërpritet nëse i rrituri qëndron indiferent dhe nuk ndërhyn.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top