Lëreni fëmijën të bëhet “pis” me ushqim, është vetëm shëndet. Lëreni dhe nxiteni që ta zbulojë vetë shijen dhe kënaqësinë e të ngrënit; mos u trembni se u bë pis dhe nuk është i bukur. Fëmija i pastër nuk tregon se prindërit janë cilësorë, por përkundrazi që e privojnë atë, fëmijën, nga kënaqësia e të gjeturit, e të zbuluarit vetë mjedisin.
Prindërit që privojnë fëmijën nga zbulimi do të thotë që nuk kanë njohuri mbi shëndetin mendor dhe se ai fillon të “shkojë” në vetëdije pikërisht me ushqimin, duke e shijuar dhe prekur vakt pas vakti. Ashtu si stimulohen gjëndrat sekretive të traktit gastrointestinal për të prodhuar substancat që vlejnë për përpunimin e ushqimit, ashtu stimulohen dhe proceset psikike drejt zhvillimit, njohjes dhe perceptimit. Duke ndërtuar ekuilibrin pavetëdije-vetëdije, duke mos lejuar aktivizimin e mekanizmave të harresës që të veprojnë dhe të shmangin procesin. Fëmija steril është po aq i papërfillur dhe i neglizhuar sa dhe fëmija i mbajtur pis.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.