Këshilla & Arsye

November 6, 2019 | 9:00

Nga Lira Gjika / Të kërkuarit falje nuk është turp, por respekt për veten dhe kurajo

Për fat të keq, të rriturit fajet e tyre i shohin gabime, ndërsa gabimet e fëmijëve i shohin faje dhe i ndëshkojnë rëndë. Kjo mënyrë të trajtuari të situatave të veta dhe të fëmijës, quhet indiferencë dhe papërgjegjshmëri.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

E keqja më e madhe e të rriturit ndaj të parriturit, qëndron tek indiferenca e të rriturit ndaj gabimit të vet apo më saktë, në ndëshkimin e gabimit të fëmijës dhe heshtjen për fajet e tij. Të paktën të kërkojë të falur edhe me vonesë, sepse për fëmijën është shumë e vlefshme.

Fëmija kupton që i rrituri nuk e ka harruar dhe njëkohësisht i tregon edhe modelin se si të kërkuarit e të falurit nuk është turp por respekt për veten dhe kurajo. Mirëpo, kjo mënyrë sjelljeje, ende nuk është bërë shprehi apo zakon në trajtimin dhe komunikimin me fëmijën.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top