Shpesh hasemi në rrugë, me grupe të rriturish, që kanë vënë në mes një fëmijë dhe i flasin të gjithë përnjëherë dhe fëmija i hutuar nuk di se kë të dëgjojë më parë. Këto grumbullime të rriturish me një fëmijë në mes, i has kudo, në rrugë, shkollë po edhe në shtëpi. Kjo mënyrë përdoret si për mirë po ashtu edhe për keq.
Të rritur që nuk u durohet sa të shprehin mendimin e tyre apo atë që ndiejnë dhe nuk pyesin fare, se si e përjeton fëmija këtë sjellje të të rriturve. Të rritur kur i flisni fëmijës flisni me radhë dhe jo të gjithë menjëherë. Ky zakon i mbrapshtë që të rriturit nuk presin të mbarojë njëri e më pas të flasë tjetri është një nga zakonet tona më të këqija, i cili e bën konfuz fëmijën dhe kur të rritet do të jetë njëlloj si ne, nuk do të pres të mbarojë tjetri e më pas, të flasë.
Kjo formë që edhe pse në vete, e etiketojmë si paedukatë, vazhdojmë ta bëjmë dhe nuk bëjmë asnjë përpjekje që ta shmangim. Pa e kuptuar dhe pa patur fuqi të kontrollojmë veten, vazhdojmë në të njëjtën mënyrë. Kujdes prindër, gjyshër, mësues dhe të rritur të tjerë nga kjo sjellje. Kujdes.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.