Shpesh dëgjojmë të rritur që shprehen “se un nuk pyes”, “se un nuk pyes për njeri” apo “se un nuk pyes fare” këto shprehje i shoqërojnë me zë të lartë, gjestikulacione trupore, deri ngritje në këmbë. Të tilla deklarata i bëjnë të gjithë pa dallim gjinie, moshe dhe niveli kulturor. Të gjithë nuk pyesim!

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre
Ajo që është më e rëndë, është fakti se të gjithë këta të rritur, kur bëjnë deklarata të tilla, harrojnë fëmijët që janë pranë tyre dhe i vëzhgojnë ata. Kjo sjellje e të rriturve përkthehet tek fëmija, që të pyesësh për të tjerët, nuk ja vlen.
Mirëpo tjetri është shumë i rëndësishëm. Njerëzit vijnë në këtë jetë dhe botë nëpërmjet të tjerëve. Gjithashtu identiteti i çdo njeriu ndërtohet nëpërmjet njohjes me tjetrin si dhe pyetjeve që i bëjmë për të njohur veten. Të rritur, prindër, mos harroni! Njerëzorja mësohet nëpërmjet mënyrës së të sjellurit të të rriturit
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.