Këshilla & Arsye

May 7, 2019 | 8:30

Nga Lira Gjika / Të rritur, mësojini fëmijët t’i shohin gjërat nga këndvështrime të ndryshme

Të rritur, mësojini fëmijës të zbulojë dhe ri-zbulojë edhe te një gjë që mendon se e njeh mirë. Mos lejoni të mbetet vetëm te një nivel njohje. Kujtoni veten tuaj kur ishit në moshën e fëmijërisë si ju dukeshin sendet, fenomenet natyrore dhe sidomos fjalët e reja, që mësonit.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Shpesh nuk dinit as t’i përdornit e as t’i mendonit, ose i përdornit vend e pa vend. Madje nga ky përdorim keni marrë edhe vërejtje apo të shara. Tani që jeni rritur, jo rrallë shpreheni: “e ku e dija unë atëherë se çfarë ishte ajo gjë, apo çfarë do të thoshte ajo fjalë apo ai veprim”. Nisur nga kjo eksperiencë që vazhdon të jetë prezente në kujtesë, i rrituri i mëson fëmijës:-se njeriu duhet të dijë që te çdo fenomen, fjalë apo veprim, ekziston edhe diçka që ende nuk e ka zbuluar apo vënë re.

Gjithmonë ka diçka që mbetet pa u vënë re, pa u zbuluar që mund të evidentohet kur ndërrohet niveli apo këndvështrimi. Një gjë e njohur po u vendos në një nivel të ri mund të ndihmojë të zbulohet apo fitohet një vlerë e re ose të humbas vlerat që i ishin dhënë më parë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top