Këshilla & Arsye

August 30, 2018 | 11:40

Nga Lira Gjika / Të rriturit janë përgjegjës për mënyrën se si fëmija përdor fjalët

Të mësuarit e fjalës nga fëmija kërkon shumë përqendrim, energji dhe mund, pasi duhen gërshetuar tre elementët bazë që e realizojnë këtë proces, të cilët janë: aftësitë gjuhësore, mendore dhe sociale. Të rriturit pranë fëmijës, prindër, edukatorë dhe mësues, duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë proces kaq të ndërlikuar të fjalës.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Fjala nuk është një shabllon apo emërtim i një sendi apo dhe personi, në radhë të parë fjala është marrëdhënie, komunikim dhe krijim. Ata, të rriturit, përveç që duhet të zgjedhin me kujdes fjalët dhe ti artikulojnë saktë, duhet të respektojnë edhe etikën e të folurit që fëmija të mund të arrijë nivele sa më të avancuara gjuhësore. Të rriturit duke përdorur një fjalor bazik, e ngecin fëmijën në nivele të ulëta gjuhësore dhe për pasojë fëmija nuk arrin të realizojë rritjen e tij psikoemocionale.

Mënyra e komunikimit të të rriturit është modeli se si duhet të flas fëmija dhe çfarë fjalësh duhet të përdor. Në rrugën tejet të ndërlikuar të rritjes, fëmijës i duhet në krah i rrituri, për të realizuar të kuptuarin e fjalës, aftësinë për ta përdorur në mënyra e çaste të ndryshme, pa harruar etikën, e cila shmang ose jo, nivelin e ulët të të folurit, dhe ruan cilësinë e fjalës, pasi çdo njeri mendon nëpërmjet sasisë dhe cilësisë së fjalëve që përdor. Ky proces pa të rriturin e përgjegjshëm nuk realizohet në më të mirën e mundshme.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top