Këshilla & Arsye

February 28, 2018 | 8:45

Nga Lira Gjika / Të shmanget diskriminimi femëror dhe të pranohet femra si një njeri tjetër

Në trupin e femrës rritet jetë. Këtë veti natyra ia ka besuar vetëm asaj. Natyra jo vetëm i dhuroi vezën, që duke u bashkuar me spermatozoidin ngjizet njeriu, por e bëri dhe universin e parë të jetës së njeriut përpara se të vijë në këtë botë.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ai, njeriu qëndron në trup të femrës, aty rritet, formëzohet duke marrë jetë dhe informacion nga trupi i saj dhe nëpërmjet saj. Këtë veti të femrës, të gruas, gjithmonë kanë dashur ta anashkalojnë madje dhe vetë ato, femrat. Kjo veti që i rrënjoset femrës, që në ngjizje, merr formën e plotë dhe bëhet e dukshme në adoleshencë.

Trupi i femrës në këtë moshë tashmë i arrirë, shpesh bëhet pre e molestisë e keqpërdorimit dhe mbi të gjitha e mos respektit të mashkullit duke filluar, që nga babai dhe vëllai. Dhe për të mbyllur kuadrin, nëna e vajzës adoleshente në vend, që të jetë krah me vajzën dhe ti gjendet asaj, e lë vetëm dhe kjo është e keqja më e vogël. Në të keqen më të madhe nëna bëhet palë sidomos me djalin. E megjithatë universi femëror mbetet i pandryshueshëm edhe pse keqpërdoret.

Vetëdija e parë për tjetrin, është ndërtuar pikërisht brenda universit femëror dhe kjo fal rritjes së jetës brenda trupit të saj. Femra kur piqet seksualisht e di që duhet të përgatitet për tjetrin, i cili do të jetoj disa muaj brenda trupit të saj dhe do ta përdor atë. Prandaj femra nuk e ka të vështirë të pranoj tjetrin, ndërsa meshkujt edhe pse flasin për tjetrin dhe kanë arritur ta çojnë shkencën në majat, ende sot nuk janë të vetëdijshëm për tjetrin, pasi ata nuk e pranojnë, që femra është një njeri tjetër.

Ata kanë nevojë për atë, e duan ta dominojnë. Mbase kanë të drejtë gjithë atë pushtet që i ka falur natyra, provokon tek ata ndjenjë të thellë xhelozie dhe pafuqie. Por me emancipimin e njeriut, vet meshkujt janë përpjekur që të zhvillohen dhe të jenë më të vetëdijshëm për veten e tyre dhe për femrën.

Tashmë ata së bashku janë në një krah në luftën për emancipim dhe për të drejtat e njeriut, në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve dhe të adoleshentëve.

Duke u përpjekur të gjejnë metoda edukimi ku të shmanget diskriminimi femëror dhe të pranohet femra si një njeri tjetër. 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top