Carol S. Dweck një nga emrat sot në zë për psikologjinë e suksesit, këshillon në librin e saj “Mindset” apo “një psikologji e re për suksesin”, që të mos u lavdërojmë fëmijëve inteligjencën pasi kjo mënyrë dëmton motivimin dhe e step atë.
Carol. S. Dweck në kërkimet dhe studimet që ka drejtuar e kryer, ka arritur në konkluzionin, se fëmijëve, që u lavdërohet inteligjenca, kanë frikë të përballen, sepse mund të dështojnë dhe kjo i bën të ndihen të shvleftësuar në sy të vetes dhe të tjerëve. Ndërsa kur u lavdërohet puna dhe përpjekjet, kjo shërben si nxitje për të besuar se është në dorën e fëmijës dhe jo të inteligjencës që të arrijë suksesin.
Ti mësojmë fëmijët të duan sfidat, të intrigohen nga gabimet e tyre, të shijojnë përpjekjet dhe të vazhdojnë mësimin. Edhe ju prindër e mësues në këtë drejtim nxitini. Mjaft më me atë shprehjen më shumë fyese sesa nxitëse “se ky është i zgjuar, por nuk do”. Po kush është ai, që nuk do të jetë i zoti dhe të tjerët ta vlerësojnë e vetë të ndihet i suksesshëm?
Tregojuni fëmijëve se edhe ju si ai apo ajo kështu keni bërë por ditë përditë duke mësuar më shumë nga gabimet jeni përpjekur të bëni më të mirën dhe sot që jeni të rritur ndiheni mirë që nuk u mërzitët dhe nuk e latë përgjysmë mësimin. Të rritur, po nuk ditët ju ti ndihmoni fëmijët, si do të bëhen fëmijët të rritur të zot për t’ia dalë në vështirësitë e jetës? Kujdes të rritur, boll u qatë për fëmijët e sotëm, ata janë e do të bëhen ashtu si ju i shikoni, si sakrifica e bezdi apo si mahnitje e zbulim i një jete të re, që është gjithë besim te ju.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.