Kur njeriu arrin moshën e adoleshencës vullneti i tij pëson një zbehje. Të parët që e konstatojnë janë mësuesit dhe shpesh i deklarojnë prindërve se djali apo vajza ka një rënie në mësime.
Ky fenomen ndodh pasi në këtë moshë trupi merr përparësi, ai po merr dhe arrin format e përmasat përfundimtare, duke filluar nga gjatësia, arritja e përmasave përfundimtare të organeve dhe deri te pjekja seksuale. Trupi i adoleshentit është si një kantier ndërtimi. “Punohet” si fizikisht po ashtu edhe psiqikisht. Ajo që është e veçanta e kësaj moshe, qëndron në faktin që të gjithë procesin e rritjes e udhëheq një organ që edhe ai vetë i nënshtrohet këtij procesi.
Truri i adoleshentit në këtë fazë duhet të përballet me ankthet e psihës së parritur dhe të furisë hormonale, prandaj duhet treguar kujdes dhe tolerancë, por jo të lejohet të jenë pa edukatë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.