Këshilla & Arsye

November 4, 2019 | 8:59

Nga Lira Gjika / Ushqyerja e fëmijës me zor dëmton proceset natyrore dhe njerëzore të tij

Ti mësosh fëmijës të ngrënin apo ushqyerjen nga frika është gjëja më e keqe, që mund t’i bëjë një i rritur një fëmije. Për fat të keq, kjo mënyrë është prezente në Shqipëri, në kulturën tonë. Qoftë në familje, qoftë në çerdhe e kopshte, veprohet në të njëjtën mënyrë, i ushqejnë fëmijët me ashpërsi dhe me zor.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Fëmija mbahet në pozicion, që nuk ka nga të lëvizë dhe i rrituri , prindi, gjyshja apo edukatorja, i “futin” ushqimin në gojë, si dikur ushqehej gjeli i detit, të cilin e rritnin për vitin e Ri. Kujdes të rritur, kjo mënyrë ushqyerje, mbase ju qetëson ju, por fëmijës i shkatërron shumë mekanizma dhe struktura, sa trunore aq edhe psiko-emocionale. I krijon frikë, dyshime dhe mbi të gjitha, i vret kënaqësinë e të ngrënit dhe të provuarit të ushqimeve të reja.

Çdo gjë në psihën dhe trurin e njeriut, ka funksionin natyror dhe atë njerëzor dhe të dy këto procese fillojnë me të ngrënën. Kur fillon ushqimin e fortë, fëmija fillon edhe përgatitjen e muskujve të përtypjes, por që, të cilat shërbejnë edhe për të folurën. Kujdes të rritur, edhe pse e ngrëna është shumë e rëndësishme, nuk është gjithçka te njeriu.

Njeriut i duhet njerëzorja. Natyrisht që duhen respektuar të gjitha ligjet e natyrës, por gjithnjë duke u gërshetuar me njerëzoren dhe në shërbim të saj. Ushqyerja me zor i dëmton të dyja, si proceset natyrore edhe ato njerëzore.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top