Prindër, kur fëmija juaj refuzon ushqimin apo të hajë, mos u nxitoni ta ushqeni me forcë. Ju duhet të dini që e ushqyera është një proces psikik i shumëfishtë dhe kërkon shumë kujdes për t’u trajtuar.

Nga Lira Gjika
Pediatre
Fëmija nga që e ushqenin të rriturit duhet të mësojë ta ushqejë vetë veten dhe ky proces nuk realizohet me urdhër, por kërkon kohën e duhur. Kur ju ndërhyni me padurim dhe forcë, vetëm i bëni dëm. I gjymtoni aftësinë për të mësuar. E çorientoni në drejtim të shijes dhe kuriozitetit për të provuar ushqime të reja. Ja ktheni ushqimin në bezdi e ankth.
Kini kujdes, sepse rastet e anoreksisë apo të bulimisë janë një problem dite tashmë dhe origjina e tyre është pikërisht te ushqyerja e keqe në këtë periudhë të jetës së njeriut, në fëmijërinë e hershme, të paktën kështu thonë shkencëtarët.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.