Në fokus

November 25, 2019 | 14:17

Nga Majlinda Cano: 25 nëntori, dita ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave, një sëmundjeje të pashërueshme

 

Shtohet përqindja e grave të cilat dhunohen brenda në familje ose nga bashkëshorti i tyre. Çdo vit solidarizohen aktivitete të ndryshme për eliminimin e saj.

Majlinda Cano, Departamenti i të Drejtave të Gruas, Organizata Jeta, dega Selanik

Majlinda Cano, Departamenti i të Drejtave të Gruas, Organizata Jeta, dega Selanik

Një problem, fenomen, ku në të gjithë botën është bërë shqetësim, dhe asnjë ndërgjegjësim nuk  merret për këtë virus, sepse vërtet është një sëmundje e pashërueshme.

Të dhunosh një femër, një nënë, një vajzë, një motër është diskriminim dhe një pabarazi gjinore. Qendrat e rehabilitimit ofrojnë ndihmë sociale, një të adhme të re, sepse secila nga ne duhet të marrë vendimin dhe të ecë përpara.

Denoncimet vijnë nga gratë dhe vajzat që provojnë dhunë fizike në familje. Sipas statistikave zyrtare, vetëm një në dhjetë gra arrijnë ta denoncojnë atë në polici dhe vetëm kur ka arritur fundi i durimit, pas një kohe të gjatë të ushtrimit dhune mbi to.

Kam qenë vet e pranishme në një incident dhune ndaj shoqes time, dhe kur e pyeta ‘si more guximin dhe e denoncove’ më tha me lot në sy: Dhuna psikologjike ka qenë gjithnjë, por dhuna fizike më bëri të ndjehem shumë keq. Nuk doja të qëndroja më në atë shtëpi. Urreja veten, e kisha unë fajin për çdo gjë, ose të paktën kështu më bënte të ndjehesha. Pashë përpara meje në atë moment një heroinë, një grua të lirë.

Organizata Jeta, dega Selanik u bën thirrje të gjitha grave që në heshtje përjetojnë dhunën dhe nuk guxojnë ta denoncojnë atë. Pranë nesh do gjejnë mbështetjen për t’u informuar për të drejtat e tyre dhe me informacione rreth ndihmës që ofrojnë punonjësit social ose vullnetarë.

Dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje janë të papranueshme dhe të patolerueshme. Duhet t’u japim fund këtyre shkeljeve të të drejtave themelore.

1 dhun

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top