Sa herë që dua të shkruaj tërhiqem pasi mendoj se një prind nuk duhet të gjykohet apo përflitet, kjo për nga shumë arsye, perceptimi, stili i jetës që ka bërë dhe vazhdon të bëjë. Po e nis nga një diçka më e thjeshtë.
Kur jeni me fëmijët tuaj, përpiquni të evitoni celularin, duke shpenzuar kohën me mikeshat tuaja, por të jeni sy e vesh për fëmijën tënd, pasi ai/ajo ju shikon ju për t’i dhënë siguri dhe dashuri, për t’a dëgjuar për nevojën që ka, dhe jo t’i thoni mbylle gojën se po flas, por t’i thoni personit që flisni nuk mund të flas tani, pasi dua të rri me fëmijën tim kur të gjej mundësi do t’ju marr, puna të jetë në ambientet e punës, jashtë saj e drejtoni ju kohën dhe jo t’jua marrin kohën për gjërat tuaja më të rëndësishme.
Unë e bëj, pasi zgjedh dhe vendos prioritetet, familja e fëmijët mbi gjithçka, të tjerat janë plotësuese e jona.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.