Në fokus

January 13, 2017 | 13:44

Nga Manjola Baçi / Kur dhunohen meshkujt (burrat)… nuk ka vend për çudi apo përbuzje

Shpesh kemi dëgjuar vetëm për dhunën ndaj grave, nënave apo motrave tona dhe çuditemi apo nënqeshim teksa dëgjojmë dhunë te burrat. Është për t’u habitur se si çuditemi. A thua ata janë të paprekshëm! Fakti që një fëmijë mashkull dhunohet, abuzohet, kanoset dhe ky fëmijë rritet, bëhet burrë, ka shenja, trauma… mund të ndodhë që kjo dhunë ta përndjekë nga partnerja, motra, nëna, pra me kë vazhdon të bashkëjetojë ai.

Manjola Baçi Psikologe klinike

Manjola Baçi
Psikologe klinike

Dhuna nuk njeh gjini. Jo domosdoshmërisht vetëm mashkulli duhet të dhunojë. Ajo prek intelektualin, të pasurin, të guximshmin, karizmatikun. Për të kuptuar më tepër mbi dhunimin e tyre duhet të njohim disa faktorë si: karakteri i tij, familja (modeli prindëror, stili të jetuarit e të menduarit, statusi i tij, veset e zakonet e tij).

Kontributi familjar, edukimi është dominant për formësimin e karakterit, nëse është rritur nga një prind (nëna në këtë rast) autoritare, abuzim verbal (psikologjik ose fizik), karakteri i tij do të jetë i frustruar dhe i dobët (i nënshtruar). Kështu, si pasojë e kësaj ndikon në zgjedhje të partneres, sepse është mësuar nga kontrolli dhe mënyra menaxhuese e situatave apo ndodhive.

Në zgjedhjen e partneres, e cila ka një status ose punon dhe sjell të ardhura dhe, nga ana tjetër, burri, i cili nuk mbulon përgjegjësitë familjare, ka vese të cilat e humbasin atë ekonomikisht apo janë të paqendrueshëm, janë të predispozuar për të rënë pre e abuzimit psikologjik ose fizik, sidomos në rastet kur burri është në gjendje vulnerabël fizike ose psikologjike. Kjo nuk e justifikon dhunën, por i atribuohet në përgjegjësi klasës me intelekt të ulët. Por jo domosdoshmërisht qëndron ky përfundim, pasi ka të bëjë, edhe siç e thashë më lart, me tolerancën apo butësinë e mashkullit që të abuzohet lehtësisht me të, sidomos për nga aspekti i dhunës psikologjike.

Stigmatizimi apo poshtërimi ndaj tyre na bën më shqetësues, ku unë nuk jam dakord me këtë mentalitet apo zëra që dëgjoj. Sot kontributi është i dyanshëm dhe shtyllë për familjen janë të dy, si burri dhe gruaja. Shoqërinë tonë ende e përndjek kjo figurë partriakale. Unë mendoj që të dy gjinitë kanë rëndësinë, rolin dhe misionin e tyre në këtë jetë. Pa njërin dhe tjetrin nuk do të kishte ekzistencë. Ku qëndron vështirësia e të kuptuarit këtu, dhe pse ende jemi në këtë stad paranojak të të menduarit? Vështirësia qëndron te mendimet e “helmuara”, të cilat i kemi vetë në dorë që t’i largojmë.

Të përpiqemi të jemi mbështetës, jo përbuzës ndaj fenomeneve që denigrojnë njeriun, shoqërinë. Të jemi inkurajues dhe jo poshtërues. Këto nuk janë këshilla, por fjalë zemre, ato që i keni dhe ju, që i kemi të gjithë ne. Stop dhunës ndaj njerëzimit dhe kanosjes së saj dhe të mos ngrihen më pankarta mbi çdo formë dhune ku diskriminojmë njëri-tjetrin, ku ndjesia e inferioritet bëhet rrugë për ndjesi superioriteti. Askush nuk është i paprekshëm. Dhunojmë dhe na dhunojnë çdo ditë, anëtarët e familjes, kolegët, eprorët, të gjitha ata që në një moment të vetes sonë apo të tyre kanë pushtet mbi ne dhe njohin dobësitë e njëri-tjetrit.

Mos dhuno një fëmijë, që të mos dhunohesh në burrëri!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top