Mbetet pozitive sidoqë të jetë…!
Trembemi kur zemra fillon të rrahë dhe këtu e kam fjalën, kur ajo rreh për dikë dhe për këtë askush nuk e mohon dhe e dyshon. Ajo ç’ka dua të trajtoj në këtë shkrim është pse vallë njeriu tronditet kur bie në dashuri?! Nuk më shqetëson fenomeni Kupid, por ajo çfarë ndodh përreth nesh, kur ne tjertërsohemi dhe në fund e gjejmë veten të traumatizuar, qoftë të ndarë apo të kurorzuar me personin.
Ja diçka që duket e paksa e çuditshme, po e tillë është, a kemi një mundësi për t’a parë ndryshe, mendoje….ndërkaq, unë po jap sesi t’a gjejmë veten të lumtur edhe pasi të dyja proceset ndodhin gjithësesi.
Të përpiqemi të mos ndryshojmë shumë si stilin e jetesës, apo të karakterit nga kjo gjendje.
Të përballemi me ndryshimet e perceptimit tonë dhe ndaj tjetrit.
Të mos nënvlerësojmë veten, për shkak të kësaj ndjenje apo emocioni të fortë.
Të përpiqemi të kalojmë kohën pozitivisht.
Të jemi gjithmonë vetvetja dhe të respektojmë mendimet dhe ndjenjat tona.
Të mobilizohemi për situata që mund të prishin humorin dhe na bëjnë të jemi të pa motivuar.
Të mos presim që të na duan, pa dashur ne në fillim.
Ishte një mënyrë, për të përshkruar që kjo ndjesi kaq e bukur, transformohet sipas këndvështrimit subjektiv dhe gjithmonë merr një fund universal. Gëzoju kësaj ndjesie, por kurrë mos urreni veten, edhe pse dështon dashuria nuk mund të quhet dështim, jemi ne ata që e quajmë si të tillë. Ne meritojmë personat që duan të mirën tonë dhe nuk na lëndojnë, por na dashurojnë për atë çfarë jemi dhe kemi.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.