E gjithë jeta në vetvete është një “luftë” dhe sakrificë e bukur, ku çdo ditë duhet të luftosh për atë që është e jotja. Ndaj mblidh guximin dhe lufto për gjërat që janë të rëndësishme për ty.
Shpesh ndalemi për disa arsye, ndoshta ashtu jemi rritur, ndoshta ashtu na kanë mësuar, të luftojmë për gjërat tona, por nuk është vonw, BËJE TANI! Jeta na jep disa mundësi, ndoshta jo në kohën e duhur, por duhet të jemi gjithmonë gati.
Hapi i parë është të punosh me veten. Njihe veten tënde, puno fort me të, bëj më të mirën tënde. Duke njohur veten, ti mëson kush je dhe se çfarë meriton. Sa ti ke punuar për të arrit aty ku je? Duke ditur se çfarë meriton, ti tregohesh i ndershëm dhe fisnik me gjërat që ndoshta i meriton dikush tjetër.
Hapi i dytë është që duhet t’i vendosim vetes qëllime, qëllime për të cilat duhet të punojmë fort çdo ditë. Vetëm nëse punon fort, çdo ditë, do marrësh atë që ke merituar, dhe askush nuk mund të ta marrë atë që është e jotja.
Mos u dorëzo.!
Në rrugën tënde do përballesh me njerëz që nuk kanë bërë asgjë për të arritur aty ku ti dëshiron të arrish, mund të përballesh me njerëz të cilët duan të marrin të gatshme atë për të cilën ti ke punuar fort. Mbroje atë çka është e jotja. Ti ke investuar në ëndrrën tënde, dhe për sa kohë e ke bërë këtë, ke gjithë forcën dhe potencialin e nevojshëm për të arritur majat e suksesit tënd. Ata që fitojnë, janë ata që shohin përtej rezultateve të të sotmes. Me kalimin e kohës, ajo që ke mbjellë do të lulëzojë.
Kurrë, kurrë mos u dorëzo!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.