Është normale të ndjeheni të stresuar për gjithçka që po ndodh, por duhet ta pranoni gjithë këtë, të përgatiteni për ta përballuar dhe të bindni veten që është kalimtare.
Së pari është e rëndësishme të siguroheni që jeni duke u kujdesur mirë për veten, dhe që jeni duke u ushqyer shëndetshëm. Nuk duhet të harroni të bëni frymëmarrje të thellë, në mënyrë të tillë që të evitoni stresin dhe ankthin.
Fikni TV, bëni diçka që është relaksuese, kaloni kohë me familjen, merrni mbështetjen sociale që ju nevojitet. Mundohuni të jeni të qetë dhe praktikë ndonëse regjimi juaj nuk do të jetë si zakonisht. Qëndroni të hapur, të sigurt dhe të sinqertë me informacionin që u jepni fëmijëve.
Ruani qetësinë dhe kontrolloni frikën, vetëm kështu mund të menaxhoni emocionet dhe të evitoni panikun e pa nevojshëm. Qëndroni pozitivë dhe kini besim. Por merreni seriozisht, duhet patjetër të ndiqni rregullat, duhet të evitoni ambientet publike dhe duhet të qëndroni sa më shumë në shtëpi, vetëm kështu mund të ja dalim.
Shfrytëzojeni gjithë këtë kohë për të lexuar, për t’u kujdesur dhe dashur më shumë veten dhe familjen.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.