Mirëqenie

January 23, 2020 | 10:42

Nga Melisa Shehu: Vitaminat përmirësojnë shëndetit mendor

Stresi është i pashmangshëm, por stresi i tepruar mund të shkaktojë probleme emocionale dhe fizike ndaj është shumë e nevojshme që të marrim masa dhe të kujdesemi për veten.

Stili i jetesës është gjeja më e rëndësishme ne reduktimin e stresit, ku do përfshija, një dietë ushqimore të shëndetshme, ushtrime fizike, yoga, meditim. Por gjithashtu do sugjeroja dhe vitamina të cilat nuk mund ta eliminojnë stresin, ato së paku mund të reduktojnë efektet e tij në trup dhe mendjen tuaj. Ekzistojnë kërkime që kanë treguar se vitaminat mund të luajnë një rol në trajtimin e çështjeve të shëndetit mendor. Vitaminat nuk janë një zëvendësim i ilaçeve për shëndetin mendor, duke përfshirë ilaçet kundër depresionit, antipsikotikët dhe ilaçet kundër ankthi, por, përfshirja e vitaminave në rutinën tuaj të kujdesit është vetëm një mënyrë tjetër për të përmirësuar cilësinë e jetës tuaj.

Këto vitamina mund të ndihmojnë gjendjen tuaj emocionale:

3

Grupi i vitaminave B

Ekzistojnë tetë vitamina B, por shtesat B9 dhe B12 mund të ndihmojnë në gjendjen tuaj shpirtërore. Kujdesen për shëndetin tuaj mendor dhe ju bëjnë që të ndiheni më mirë.

Omega-3

Omega-3 (si vaji i peshkut) mund të ndihmojnë me shëndetin kardiovaskular, memorie e dobët, problem me lëkurën, dyslexia, astma, obeziteti etj. Pra, është shumë i nevojshëm. Omega 3 gjithashtu ka tendencë të përmirësojë rezultatet e depresionit.

Magnez

Magnezi është një lëndë ushqyese që luan një rol të rëndësishëm në shumë funksione trupore, përfshirë edhe funksionin nervor.  Trajton migrenën, pagjumësinë, dhe depresionin. Magnezi ndihmon në shërimin e formave të rënda të mosfunksionimit psikiatrik duke përfshirë panikun, stresin, ankthin etj.

Zinku

Studime të bëra kanë treguar që mangësia e zinkut në trup është e zakonshme tek njerëzit me sëmundje mendore, dhe përdorimi i shtesave të zinkut është përdorur si një trajtim shtesë për depresionin dhe ankthin.

Këto janë disa nga vitaminat shtesë që unë sugjeroj për një shëndet më të mirë mendor. Sigurisht, që konsultimi me mjekun tuaj dhe psikologun është parësor, për të kuptuar për cilën vitaminë ju keni nevojë më shumë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top